Kjo është fotoja më e vjetër e një inaugurimi presidencial

0
184

Teksa vëmendja e gjithë botës është përqendruar tek inaugurimi i Presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump, revista “Time” ka rrëmuar në arkivat e Kongresit për të gjetur foton e parë nga një inaugurim presidencial, shkruan klan. Fotoja e mësipërme është shkrepur nga John Wood më 4 Mars 1857 gjatë inaugurimit të Presidentit  të 15-të të SHBA-ve, James Buchanan.

Revista “Time” shkruan se kjo fotografi është shkrepur kur Capitol Hill ishte ende në ndërtim.

inaugurimi 2

Fotografi John Wood asokohe punonte për arkitektin e Capitol Hill, Montgomery C. Meigs. Pasi punoi disa vjet për arkitektin, ai u largua dhe u bë fotograf i Luftës Civile që përfshiu Amerikën.

Dihet pak për jetën dhe punët e tij të  mëvonshme, por trashëgimia e tij do të jetojë përgjithmonë me këtë foto.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here