Profil/ Kush është Emine Alushi, mësuesja që u arrestua për propagandë të ISIS

0
412

Antiterrori ka ndaluar sot mësuesen Emine Alushi, e cila u shfaq në një video duke deklaruar se ISIS nuk është i keq dhe se mbron myslimanët. Po kush është mësuesja e medresesë Emine Alushi, e ndaluar tashmë për propagandën e saj për ISIS, gjatë orës së mësimit? Mjafton të kërkosh me emrin e saj në rrjetin social Facebook, ku shihet qartë se ajo është përdoruese e rregullt e tij.

“BalkanWeb” raporton se në profilin me emrin Emine Alushi lexon qartë të dhënat, se ajo punon si mësuese e Kuranit, pasi është diplomuar për teologji në fakultetin e studimeve islame në Prishtinë në vitin 2009 dhe rezulton e martuar prej vitit 2000 me Blendi Alushin, cili sikundër ka shkruar vetë në profilin personal në “Facebook” punon si menaxher në komunitetin musliman në Shkodër dhe është “krahu i djathtë” i Myftiut të Shkodrës, imamit Muhamed Sytari.

Sapo hapet profili në “Facebook”-un e mësueses, lexon edhe komentin e parë që prej ndalimit të saj. Ndërsa më tej, shihet qartë se si Emine Alushi ka postuar herë pas here thënie nga Kurani, lajme të publikuara në media vendase apo të huaja që kanë lidhje me Sirinë, lutje dhe solidarizim me viktimat e Sirisë, fotografi gjatë udhëtimeve të saj, kryesisht në Mekë, foto dhe video nga aktivitete te ndryshme të komunitetit musliman si edhe foto të flamurit të Turqisë. Madje Alushi nuk nguron ta shprehë publikisht faktin se është një adhuruese e veçantë e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, foto të të cilit i ka publikuar edhe në faqen e saj.

Por askund nuk shihet të ketë propagandë për ISIS apo diçka të ngjashme, sikundër është shprehur në videon gjatë mësimdhënies.

Ajo që bie në sy është edhe promovimi prej saj i Ahmed Kalasë, imami i xhamisë së Kavajës, e cila në fakt ka patur gjithnjë përplasje për çështje bindjesh dhe njohjesh me Komunitetin Mysliman Shqiptar.14192646_1051532608295499_168126952788105101_n 13343065_1186475888051968_4490730534002352505_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here