Berisha: Rama dhe Vuçiçi janë vëllezër siamezë edhe në censurë!

0
139

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas raportimeve se Serbia censuroi fjalimin e kryeministrit kosovar, Albin Kurti në Këshillin e Sigurimit. Sipas Berishës, Rama dhe Vuçiç janë vëllezër siamezë edhe në censurë.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur miq, prej kohësh Edi Rama i tmerruar nga mesazhet e qendrestarëve të pamposhtur, oratorëve të Rrugës së “Shpresës”, ka urdhëruar mediat e mëdha që kontrollon, të vendosin censurë të plotë ndaj parlamentit të fjalës së lirë, fjalimeve të njerëzve të lirë dhe fjalimeve të mija të përnatshme në Rrugën e “Shpresës”. Detyrën e kontrollit të zbatimit të këtij urdhri thuhet se ua ka besuar ndrikullave të censurës, Imeri dhe Meta në krye të AMA-s si zëdhënës të Rama- Brava.

Në shembullin e Ramës, dje padroni i tij Vuçiç si siamezë në censurë urdhëroi censurimin e plotë të fjalës së Kryeministrit Kurti në Këshillin e Sigurimit të OKB. Diktatorët kanë tmerr nga fjala e lirë.

Lexoni artikullin e mëposhtëm.

Në Serbi u ndal transmetimi direkt kur Kurti nisi fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit

Mbrëmë në New York për herë të parë në kuadër të Këshillit të Sigurimi pati një përballje Kurti-Vuçiq.

Mbledhja e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e thirrur nga Serbia lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, u transmetua drejtëpërdrejt në Kosovë, teksa në Serbi pati censurim të saj.

Kjo pasi transmetimi i drejtpërdrejtë atje u ndërpre në momentin kur kryeministri Kurti e mori fjalën.

Për këtë ka reaguar edhe Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

“Në Serbi, e kanë ndalur transmetimin atëherë kur ka nisur fjalën e tij kryeministri Kurti. Kaq për lirinë e mediave e të informimit në Serbi. Censurë. Për të ardhur keq, që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin e të vërtetat. Vuçiç është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës, një shteti progresist e demokratik”, shkruan ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here