Pas Call-Center, radha e dentistëve? “Il Fatto Quotidiano”: Turizmi dentar, “italianët luftë me shqiptarët”

1
328
surgery in the oral cavity tools

E përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar turizmit dentar në Shqipëri.

Në këtë reportazh, evidentohet fakti se Shqipëria ofron çmime të volitshme për shërbimet dentare, ndërsa agjencitë e turizmit mundësojnë paketa të lira që kanë të përfshirë jo vetëm trajtimin mjekësor por edhe pushime. E kjo, duket se ka shkaktuar polemika në Itali e dentistët italianë kanë nisur tashmë kundërpërgjigjen.

Pjesa nga reportazhi:

Klinikat ofrojnë paketa të plota me çmime të volitshme. Sekreti: kostoja shumë e ulët e punës dhe e jetesës në qytetet shqiptare. Rreziku për pacientët është se kurat që nuk vijojnë e rimbursimi është i munguar. Denstistët italianë provojnë t’i përgjigjen fenomenit me një politikë të kontrollit të shpenzimeve, por që nuk përputhet me cilësinë e materialeve. Nuk mungojnë polemikat.  

Zonja bionde e shtrirë në poltron bën “ok” me dorë. “Click”. Fotoja e saj e buzëqeshur është gati për të bërë xhiron e Italisë e për të ngjallur besim edhe te ata më fjalëpakët. Nuk janë aktorë e modele por pacientë të vërtetë të transformuar në promovues të ortodontisë shqiptare. “Po. Jam në dijeni të rreziqeve të mundshme, sidomos në afatgjatë. Por alternative, me çmimet e Italisë, është të mos kurohesh fare” thotë Angela ndërsa konsumon një pije në një lokal të bukur e të hapur në gjelbërimin e qytetit. Tirana po merr gjithnjë e më shumë pamjen e një qyteti europian, e pastër dhe e gjallë, me lagje të pasura që janë populluar nga investitorë të huaj.

Është kryeqyteti i ri i turizmit dentar, rol që po tenton t’u marrë  kroatëve, romunëve e sllovenëve. Ka nisur prej pak kohësh por po ecën me hov të shpejtë. Dhe me marketingun po ia del. “Unë jam puljeze dhe më duhet shumë pak që të vi këtu” shpjegon Angela. “Këtu më trajtojnë si mbretëreshë, më përkedhelin, me ofrojnë qendrim e më shoqërojnë të vizitoj kështjellat”.Pushime, e jo vetëm dentist. Përcjellja e fjalës nga njëri te tjetri, mbi të gjitha, është ajo që po po mbush thuajse çdo ditë avionët që ulen këtu.

Agjencitë turistike merren me të tjerat: eskursione, solar dhe kurë; një paketë e plotë. Por “nuk është ar gjithçka që shkëlqen” dhe kur ndodh ndonjëhere që diçka shkon keq, janë pak ata që ndërmarrin hapa ligjore, për shkak të vështirësive që paraqiten me kostot e me legjislacionin që nuk është i njëjtë. Është një luftë për të kapur klientët. Është një luftë e deklaruar tashmë edhe nga profesionistët italianë në drejtim të kolegëve të tyre të huaj.

“Armët”: promovim, mikpritje në hotel por shpesh edhe materiale që kushtojnë më lirë sepse përndryshe nuk i dilet me kostot.  Është një konkurrencë që luhet me kapacitetin për të tërhequr pacientë me oferta e më pas për të trajtuar me shërbime të ngjashme.

Shëndeti publik ka hequr dorë në këtë drejtim, çështja i përket sektorit privat. Por a është e mundur që të mos ketë mënyrë tjetër për të ulur tarifat e denstistëve? “Ka. Dhe ja se si: kemi propozuar disa herë qeverisë një plan të posaçëm por nuk kemi marrë përgjigje asnjëherë. Sepse të vësh dorë në këtë drejtim nënkupton të prekësh mekanizma konsensusi” thotë Giuseppe Renzo, shefi i komisionit të densitstëve italianë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here