”FUSHA shpk” fiton tenderin e Sheshit Skënderbej duke garuar e vetme, 978 milionë lekë të reja pa konkurencë (DOKUMENTET)

0
734

”FUSHA shpk” fiton tenderin e Sheshit Skënderbej e vetme, pa asnjë konkurent në garë. Kompania e Shkëlqim Fushës ka fituar mbi 978 milionë lekë të reja, pa konkurencë në procedurën e prokurimit të hapur: “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e II-të”

”Fondi limit:979,884,648.56 (nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë milion e tetëqind e tetëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e dyzetë e tetë pikë pesëdhjetë e gjashtë)lekë pa TVSH.”, detajohet në njoftimin e shpalljes së fituesit, i cili do punojë për 1 vit në sheshin kryesor të Tiranës.

Kriteri kryesor përzgjedhës, vlerësuar nga Autoriteti Kontraktues Bashkia e Tiranës ka qenë çmimi më i ulët, por ajo që zbulohet është se oferta e kësaj kompanie nuk kishte me kë të krahasohej për faktin se ka qenë krejt e vetme në garë.

”Njoftojmë se, kanë qënë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara:

  1. Operatori ekonomik “Fusha” shpk NUIS J61922018S

Vlera e ofertës =  978,878,878.78 (nëntëqind e shtatëdhjetë e tetë milion e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë pikë shtatëdhjetë e tetë) lekë pa TVSH

Nuk ka asnjë Operator ekonomik të skualifikuar”, shkruhet në njoftim. (V.G/SHUPLAKA)

fituesi
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here