Shkatërrohet banda e drogës në Kamëz, sekuestrohen 102 kg drogë dhe 3 makina (EMRAT)

0
166

Vihet në pranga një shtetas, proçedohet 1 shtetas i mitur në gjendje të lirë , shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Policia e Tiranës, gjatë një aksioni ditën e djeshme ka kapur 102 kg lëndë e dyshuar, 3 automjete të markave të ndryshme dhe 5 aparate celular të markave të ndryshme .

Mësohet se në pranga janë vënë Xhevdet Caca, 42 vjeç, banues në Nikël, si dhe është proceduar në gjendje të lirë të B. C., 16 vjeç, banues në Nikël.

Po ashtu, nga ana e policisë së Tiranës është shpallur në kërkim A. S., 23 vjeç, banues në Nikël, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”

Ata, në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit “Canabis Sativa” kryesisht në zonën e Kamzës

Policia bënë me dije se rreth orës 16:00  në afërsi të Urës së Tapizës është konstatuar automjeti tip Mercedes Benz në të cilin ndodhej B. C , si dhe automjeti Fiat Scudo në të cilin ndodheshin Xhevdet Caca dhe A. S.

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashte) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë  me lëndë bimore të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” ku gjatë ndërhyrjes policore A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij opercioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 102 (njeqind e dy) kilogramë e 540, (peseqind e dyzete) gramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

– 5 aparate celularë të markave të ndryshme.

– 3 automje të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të  “Prodhim  dhe  shitje të lëndëve  narkotike e kryer në bashkepunim”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here