Gjirokastriti ‘lëshon’ dorën me një 10-she për Policin, por e pëson keq

0
153

Efektivët e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi i ofroi rryshfet punonjësit të policisë.

Në pranga ra shtetasi Dhimitër Zoto, 60 vjeç, banues në fshatin Kakavije, Gjirokastër.

Ky shtetas, sot rreth orës 09:30 në lagjen “18 Shtatori” në rrugën kryesore, është konstatuar nga punonjësit e qarkullimit rrugor se në kundërshtim me kodin rrugor, kishte parkuar paralel mjetin e tij me targa INZ7767.

Ky shtetas ka tentuar ti japë një kartemonedhë të prerjes 1000 lekë punonjësit të qarkullimit rrugor për të mos vazhduar procedurat administrative të vendosjes së gjobës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here