Po rregullonte vazot, bie nga kati i 7 i pallatit 65-vjeçari në Durrës

0
205

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme tek “Shkëmbi i Kavajës” në qytetin e Durrësit.

65-vjeçari me inicialet L.H u rrëzua aksidentalisht nga kati i 7 i pallatit rreth orës 13:00 dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Sipas njoftimit të policisë, 65-vjeçari ndodhej në banesën e motrës së tij dhe kishte hipur me shkallë në ballkon për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella mbi vazo.

Fatkeqësisht ai nuk ka mundur të mbajë ekuilibri dhe është rrëzuar 7 kate më poshtë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here