Publikohen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Angli për trafik droge të klasit A dhe pastrim parash

0
161

Mediat britanike publikuan emrat e 8 shqiptarëve të arrestuar në një operacion antidrogë në Brihgton. Policia arrestoi, pas disa muaj hetimesh, Ramazam Capa, 21 vjeç; Genti Capa, 26 vjeç; Ndriçim Xhepha, 28 vjeç; Gledis Osmani, 21 vjeç; Mevlan Dema, 34 vjeç; Leonard Dema, 35 vjeç; Klinton Dani, 23 vjeç dhe Kadri Dema, 23 vjeç. Policai sekuestroi sasi droge që arrijnë në disa mijëra paund  dhe disa makina. “Ne kishim në shënjestër një grup shqiptarës, të përfshirë në trafikun e kokainës, të cilësisë më të lartë”, tha shefi i policisë Nev Kemp. Droga ishte e klasit A. Dy prej të arrestuarve akuzohen Mevlan dhe Leonard Dema akuzohen edhe për pastrim parash.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here