Konfirmohet tjetër rast, një fëmijë vetëm 2 vjeç humb jetën nga gripi

0
138

Humb jeten nje tjeter femije per shkak te gripit. Rastin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e cila informon se behet fjale per femijen me iniciale B. Z., i datëlindjes 06/05/2014, lindur në Shënkoll, Lezhë, i vaksinuar rregullisht, i cili ka patur prej një jave temperaturë, ethe, kollë.

femijet-2-655x356

Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, më datë 14/01/2017 shtrohet në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë.

 

 

“Më datë 15/01/2017 transferohet në Tiranë dhe shtrohet në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”.

Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.

Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A.

Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërron jetë në orët e para të mëngjesit të datës 17/01/2017.

Ky është rasti i pestë i konfirmuar, pas dy rasteve të raportuara në dt. 05/01/2017, atij të datës 11/01/2017 dhe rastit të datës 13/01/2017 nga Ministria Shëndetësisë për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A”, thuhet ne njoftimin e Ministrise.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here