“Soros dhe të infiltruarit në politikë”, reagon Salianji: Zero lidhje me miliarderin amerikan

0
185

Pak dite me pare “standard” ne suplementin e perjavshem politik botoi analizen me titull “Trump erdhi! Ç’do ndodhe me “oktapodet” e Sorosit te infiltruar ne PS, PD, media e shqoeri civile”.

Nje analize e cila ngriti  diskutime jo vetëm në media, por edhe në ambientin politik. Lidhur me kete shkrim tre faqe gazete, ka reaguar edhe sekretari per aksionin qytetar ne PD Ervin Salianji, i permendur ne shkrim.

Ne kete pike gazeta eshte e treguar e gatshme, ashtu sic i takon nje gazetarie te ndershme e transparente, te jete e hapur per cdo reagim,ndaj lajmeve apo analizave te botuara,  te kujtdoqofte ( deputet, zyrtar, analist apo thjesht individ pa post).

REAGIMI i Ervin Salianjit

Të nderuar drejtues të Gazetës Standard,  për shkak të  respektit që gëzoj  për gazetën tuaj dhe misionin e saj opozitar, veçanërisht në këto kohë të vështira të lirisë së medias dhe shprehjes në Shqipëri, por  më shumë akoma në  respekt të lexuesit kryesisht opozitar i cili ndjek gazetën tuaj, e shoh me vend që shpifjet qarkulluese apo baltën e hedhur dhe ricikluar nga makineria e propagandës së qeverisë, që fatkeqësisht gjen publikim në gazetën tuaj, mbi  gjoja  “lidhjet” e mia me George Sorros;  ti deklaroj jo vetëm të pavërteta por ti mendoj edhe  të sponsorizuara nga segmentë pro  qeverisë, qofshin këta  edhe të ashtuquajtur “sorrosistë”.  Kjo strategji ka vetëm një qëllim të,  barazojë opozitën me qeverinë!

Për shkak të funksionit që ushtroj në Partinë Demokratike, funksion i cili imponon qartësinë dhe transparencën e misionit publik edhe sa i përket figurës dhe personalitetit të atij që e mbart; deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që nuk kam pasur dhe as kam asnjë lidhje me George Sorros. Lidhjet e mia me cdo fondacion apo cdo strukture te tij jane zero dhe zero. E shoh me vend të mos lejoj  asnjë paqartësi mbi këtë makineri intrigash të cilat tentojnë të njësojnë  të  keqen e qeverisë me opozitën, me  qëllimin e vetëm dëmtimin e  opozitarizmit.  Kjo baltosje  shkon në favor vetëm të qeverisë, realitet  të cilin si opozitë përpiqemi pa reshtur ta ndalim.

Po ashtu në shkrimet tuaja ka gabime të rënda të arsyetimit ku lidhjet  dhe njohjet përdoren si  “urë” e legjitimimit të skenarëve të shpifjeve në atë shkrim. Kështu duke qenë se në shkrimin tuaj  përmendni  individë si Henri  Çili, i cili ka shpallur haptazi  qëndrimet e tij pro qeverisë, dhe që po ashtu ka lidhje shumë të gjata  me gazetën tuaj duke qene ish drejtor i kesaj gazete, shfaqet fare e qartë nga po te perdor te njejten logjike që përdorini ju në shkrim se  ju ka sponsorizuar ju, pikërisht për të barazuar opozitën me qeverinë. Skenar qe une nuk e besoj por arsyetimi logjik qe perdorni ju eshte i njejte. Në rast se Sorros  do ta kishte “kapur” opozitën  apo “kapur” mua personalisht siç tenton artikulli juaj,  unë nuk do të isha në Partinë Demokratike dhe të bëja çdo betejë  opozitare në vitet e vështira të opozitës  pa asnjë ndalesë dhe tërheqje.

Duke mos e besuar apriori që ju jeni  një nga gazetat e sponsorizuara, por duke gjykuar që keni rënë në “kurthin” tashmë viral të veglave të qeverisë që përpiqen të godasin opozitën me shpresën se do të mbulojnë sadopak rrënimin e kësaj qeverisje, është dhe mbetet në detyrën dhe misionin tuaj të pasqyroni të vërtetën dhe veçse të vërtetën. Sërish dhe vetëm në respekt të misionit tuaj ju drejtohem me kërkesën në vijim,  duke ju dhënë mundësinë që nëpërmjet reagimit tuaj siç duhet dhe siç ju  takon,  ti shërbeni  opinionit publik dhe shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here