Opozita në paqe të përkohshme/ Reagon Shehi: Ja çfarë pritet në 18 tetor…

0
94

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, thotë se opozita ka bërë një paqe të përkohshme duke mos dalë në protesta, në pritje të vendimit për negociatat. Në ”A2Cnn”, Shehu foli edhe për platformën e aleatëve të PD, e cila i është propozuar liderit të opozitës, ai theksoi edhe se kjo “platformë” synon rivlerësimin e PD.

 

“Kjo është një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet tona të brendshme, për të zgjeruar bazën opozitare, përfshirë të gjithë faktorët që kanë luajtur një rol në këto vite. Ky është një document politik dhe nuk mund ta quajmë platformë.

I pyetur pse nuk proteston opozita, ai tha se: “Pozicioni opozitar është shfrytëzuar mëse një herë për t’u justifikuar para shqiptarëve. Ja ku e keni vendin, pa demonstrata. Është një logjikë normale nga të qenit perëndimorë. Më perëndimorë se qendra e djathtë këtu nuk ka. Aleati strategjik i palëvizshëm i perëndimit i SHBA është qendra e djathtë. Përpara interesave tonë është ai Europian. Kemi kohë sa të duash për t’i filluar demonstratat. Në njëfarë mënyrë, po bëjmë një paqe të përkohshme. Kemi vite që ëndërrojmë Europën dhe janë bërë vite me këtë në pushtet që e shtyn Shqipërinë drejt Rusisë, drejt Turqisë, drejt Kinës. Kush është kaq i ethshëm për demonstrata, të jeni të sigurtë që punë javësh është”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here