Ja makina që Trump do përdorë ditën e inaugurimit, e cilësuar si “Bisha”

0
235

Ndërsa dita e inaugurimit të Presidentit të 45 – të SHBA – së Donald Trump, po afron, prestigjiozet e huaja kanë mësuar se manjanti i pasurive të paluajtshme do të bëjë debutimin më 20 janar, me një kadillak limuzinë.

Makina presidenciale e cilësuar ndryshme si “Bisha” nga karakteristikat mësohet se do të jetë më mbreslënëse, se makinat që kanë përdorur parardhësit e Trump në shtëpinë e bardhë.

makina 3

Kadillaku do të jetë i pajisur me armë, ku përfshihen edhe topa gazi lotsjellës, armë gjahu si dhe do të ketë një shishe gjaku, në grupin e presidentit, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën këto ditë.

Daily Mail bën të ditur se makina do të jetë e  e blinduar në një mënyrë të tillë, që as vetë Presidenti nuk do jetë në gjendjen të hapë derën e makinës nga brenda. Sipas dokumentave, General motors ka paguar një shumë prej 15 milion dollarësh për të bërë ndërhyrje dhe rregullime specifike në këtë automjet.

Nga jashtë, Kadillaku do të ketë të njëjtën pamje si gjithë makinat e tjera të këtij lloji, por mësohet se të gjitha panelet përbërëse të makinës do jenë të fabrikuara me porosi./standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here