Rusia , fton Donald Trump në bidsedimet e paqes për Sirinë

0
145

Sipas “Washington Post” Moska ka ftuar ekipin e Presidentit amerikan të zgjedhur Donald Trump për bisedime paqeje mbi Sirinë më 23 Janar në Kazakistan. Në këtë mënyrë është “shmangur” administrata e Presidentit në ikje Barak Obama, shkruan lapsi.al.

Departamenti i Shtetit Amerikan njoftoi nga ana e tij se SHBA-ja nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare për bisedimet në Astana, të organizuara nga Moska, Ankaraja dhe Teherani, por këshillon administratën Trump që të shkojë nëse është e mundur.

Sipas “Washington Post”, ambasadori rus në Uashington Serguei Kislyak, kishte ftuar SHBA-në në këtë mbledhje në Astana, gjatë një bisede telefonike më 28 Dhjetor me këshilltarin e ardhshëm për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Flynn.Administrata Trump merr detyrën më 20 Janar, pas betimit të Presidentit të zgjedhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here