FOTO-LAJM/ Shqipëria “ngrin” nga acari, zv/ministri i PS-së lahet në pishinë të mbyllur

0
199

Në një kohë kur Shqipëria u përfshi nga temperaturat nën zero dhe pothuajse i gjithë vendi u ‘paralizua’ nga ngricat dhe i ftohti polar, zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka ‘thyer’ ngricat dhe reshjet e borës, ndërsa ka vendosur të pushojë bashkë me gruan e tij. Çuni ka “zhveshur” kostumin e politikanit, për të pushuar në një pishinë të mbyllur.

Zef-cuni1

Në një foto të siguruar nga suplementi ‘Bluetooth’ i të përditshmes “Gazeta Shqiptare”, çifti është shfaqur i relaksuar buzë pishine, teksa kanë shkrepur edhe këtë pozë, ku zv/ministri i PS-së Çuni është shihet me rroba banje.

Por ajo që nuk dihet është fakti se në cilin vend është shkrepur foto. Ndërkohë, nuk është hera e parë kur politikanë ‘heqin’ kostumin e zyrtarit dhe mendojnë pak për jetën familjare, pse jo edhe për pushime dimërore, ndërsa shpesh herë marrin vëmendjen e mbarë opinionit publik. Prej disa kohësh qeveria u angazhua për marrjen e masave për gjendjen e vështirë që preku vendin, për shkak të ngricave dhe borës, ku shumë zona u izoluan dhe disa të tjera vijojnë të jenë ende të bllokuara nga bora.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here