The Guardian shkruan për borën në Sarandë

0
147

Britanikja e njohur The Guardian ka bërë të njohur situatën më të fundit të të ftohtit në Europë në një raportim të ditës së sotme, duke i dhënë vend dhe borës së rënë në Sarandë.

“Në Shqipëri, bora ra për herë të parë në 32 vite në qytetin jugor të Sarandës. Një i pastrehë u gjet i vdekur në qytetin juglindor të Korçës, i pesti person që vdes nga moti i akullt.”

The Guardian raporton gjithashtu: “Temperaturat ranë në -22 gradë në qytezën e Bulqizës, me pjesën më të madhe të zonave rurale të bllokuara nga dëbora. Ka patur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike dhe të furnizimit me ujë. Helikopterët e ushtrisë kanë shpërndarë ndihma në zonat e thella malore.”

Numri i të vdekurve nga i ftohti ka arritur në 61 të martën, thotë e përditshmja britanike, me një të tretën e tyre në Poloni.

Policia rumune ka ndaluar lundrimin në Danub. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe autoritetet kroate e serbe. Në lumin Sava, po ashtu, në Serbi, është ndaluar lundrimi, ndërsa kanë humbur jetën dy persona.

Tre persona janë gjetur të vdekur në Maqedoni në tre ditët e shkuar, lexohet në raportimin e The Guardian, ndërkohë që temperaturat kanë zbritur në -20 gradë.

Në Poloni kanë vdekur 20 persona që prej nisjes së të ftohtit të madh javën e shkuar. Autoritetet polake lajmëruan për vdekjen e gjashtë personave vetëm të hënën nga i ftohti.

Situatë aspak e mirë, sipas The Guardian, është dhe në Greqi e Turqi, në dy vende të prekura po ashtu nga i ftohti e ku nuk kanë munguar rreshjet e dendura të dëborës. /tesheshi.com/   

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here