Detajet mbresëlënës nga shtëpia e të madhit Ndrenika

0
181

U rritëm me rolet e tij, një personazh i jashtëzakonshëm që ka mbushur shpirtrat tanë ndër vite. Po flasim për Robert Ndrenikën, aktorin e madh, i cili dje ka festuar 75 vjetorin.  Një aktor që luan në shumë plane, me karaktere të ndryshme, me një humor brilant dhe të papërsërishtëm.

Ditën e djeshme të rinjtë e LSI i kanë bërë një vizitë në shtëpinë e tij dhe postuan fotot në Facebook, ku dhuratë i kishin bërë edhe një tortë të veçantë. Por, nëse shikoni fotot me vëmendje do të kuptoni thjeshtësinë që mbizotëron në shtëpinë  e tij, nëse të gjithë përpiqen që të bëjnë shpenzime pafund për një jetë luksi, koha për të ka ngelur në vend.

Televizori në dhomën e tij është nga ata të vjetrit dhe jo plazmë gjigante siç shikojmë në shtëpitë e shumë “VIP”-ave, të mbushur me sende luksi. Ky detaj i dhimbshëm tregon shumë për jetën e tij, tregon shumë se sa është shpërblyer ai nga ky sistem për kontributin e madh që ka dhënë për shoqërinë shqiptare.

Ky është Robert Ndrenika, një aktor i thjeshtë, i cili më punën e tij të vyer ndër vite, ka arritur vetëm që të ndërtojë një shtëpi komode, pa shumë shpenzime, ndoshta ka nevojë për më shumë para, por për fat të keq këta aktorë të rrallë, lihen në mëshirë të fatit dhe nderohen “pseudoaktorët” me rolet e pështira.

Gëzuar ditëlindjen i madhi Robert Ndrenika, i pakrahasueshmi i kinematografisë shqiptare! /JOQ/lsi3 lsi1 lsi2

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here