KLSH Kallëzon në Prokurori 6 anëtarë të KVO të Nj.A. Progër e Hoçisht

0
211

 

 

Kontrolli i Lartë të Shtetit ka përfunduar auditimin në Bashkinë Devoll dhe 4 Njësi Administrative, ish-Komunat Qendër Bilisht, Miras, Progër dhe Hoçisht. I janë rekomanduar Bashkisë Devoll masa me karakter organizativ dhe  masa për shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 58,9 milionë lekë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me vlerësimin e ofertave ekonomike dhe konkretisht:

-Për investimin “Rehabilitimi i rrugës Cangoj, viti 2013”, ish-Komuna Progër

Nga KVO është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) me ofertë më të lartë duke skualifikuar pa të drejtë ofertën ekonomike më të ulët, ku nga diferenca e ofertës ekonomike më të ulët, e skualifikuar pa të drejtë, me ofertën e shpallur fituese të tenderit, është shkaktuar për pasojë dëm ekonomik në vlerën prej 5,7 milionë lekë.

Skualifikimi i operatorit me ofertë më të ulët është bërë me argumentin se “Nuk përmbush kriteret  pasi makineritë katerpilar dhe asfaltoshtruesja, nuk kanë dokumentacionin e kërkuar nga autoriteti kontraktor në DST”, në fakt sipas dokumentacionit të ngarkuar në sistemin elektronik nga OE i skualifikuar, rezulton se ka përmbushur kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit, duke bërë që argumentimi i KVO të jetë i pabazuar.

Për arsye të ngjashme KVO ka skualifikuar pa të drejtë edhe 5 operatorë të tjerë ekonomikë pjesëmarrës, me ofertë më të ulët se ajo e shpallur fituese, duke bërë që nga 7 operatorë pjesëmarrës të skualifikohen 6 prej tyre dhe të shpallet fitues operatori me ofertë më të lartë.

-Për investimin “SA rrugë të brendshme të fshatit Çipan (pjesore)”, ish-Komuna Hoçisht

Nga KVO është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë (BOE) me ofertë më të lartë duke skualifikuar pa të drejtë ofertën ekonomike më të ulët, ku nga diferenca e ofertës ekonomike më të ulët, e skualifikuar pa të drejtë, me ofertën e shpallur fituese të tenderit, me impakt negativ financiar në vlerën prej 1,2 milion lekë.

Skualifikimi i operatorit me ofertë më të ulët është bërë me argumentin se “Certifikata e gjendjes financiare ka datën më parë se 5 ditë para hapjes së tenderit; Operatori në muajin qershor 2012 ka të siguruar 9 punëtorë dhe nuk plotëson numrin sipas kontratës së bashkëpunimit; Ka mungesë në stafin e paraqitur të inxhinierit të mjedisit dhe inxhinierit hidroteknik për periudhën 2012, 2013 dhe qershor 2014; inxhinieria e mjedisit nuk është e përfshirë në stafin teknik për periudhën tatimore; Drejtuesi teknik në listëpagesat e sigurimeve shoqërore paraqitet si punëtor krahu”, në fakt sipas dokumentacionit të ngarkuar në sistemin elektronik nga BOE i skualifikuar, rezulton se ka përmbushur kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit, duke bërë që argumentimi i KVO të jetë i pabazuar. Kualifikimi i operatorit me ofertë më të lartë është bërë pa të drejtë dhe në kundërshtim me kuadrin rregullator në fuqi për prokurimin publik.

-Për investimin “Sistemim asfaltim i rrugës Hoçisht – Gracë, viti 2013”, ish-Komuna Hoçisht

Nga KVO është shpallur fitues operatori i vetëm ekonomik pjesëmarrës në procesin e prokurimit, me ofertë në vlerën prej 26,991 milion lekë, në kushtet kur duhej skualifikuar për mos plotësim të kritereve të veçanta për kualifikim, duke i kërkuar titullarit të autoritetit kontraktor anullimin dhe përsëritjen e procedurës së prokurimit, pasi:

Aktmarrëveshja e bashkimit të përkohshëm të shoqërive ka përcaktuar % e pjesëmarrjes, por pa përcaktuar punët konkrete që do të bëjë çdo pjesëtar i bashkimit. Asnjë nga OE nuk ka kategorinë NP/14A, duke mos plotësuar kriteret për kualifikim. KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga N.SH. në cilësinë e Kryetarit të KVO ish-Komuna Progër, A.T. dhe N.SH. në cilësinë e anëtarëve të KVO ish-Komuna Progër, si dhe nga E.R. në cilësinë e Kryetarit të KVO ish-Komuna Hoçisht, D.SH. dhe V.N. në cilësinë e anëtarëve të KVO ish-Komuna Hoçisht, në kundërshtim me ligjin “Për prokurimin publik” ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Korçë, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here