Nga Dibra, Shehu: Administrata do të drejtohet nga gratë

0
276

Kandidati për kryebashkiak i Dibrës, Sherefedin Shehu zhvilloi një takim me gratë dibrane. Zoti Shehu ka vlerësuar sakrificën e grave dibrane për të përballuar situatën e rëndë ekonomike dhe papunësinë e lartë në këtë bashki. Punësimi dhe mbështetja e grave sipërmarrëse do të jenë në qendër të punës së Sherefedin Shehu nesër si kryebashkiak i Dibrës. Zoti Shehu tha se pjesa më e madhe e administratës së drejtuar prej tij do të jenë gra.

“Bashkia ka disa mundësi dhe ato mundësi do të shfrytëzohen maksimalisht që ju të keni një mundësi punësimi. Do të nxisim sipërmarrjen, atë që mund të bëjnë gratë këtu edhe administrata e bashkisë do të dominohet nga gratë dhe nga vajzat.”, tha Shehu. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek familjet në nevojë ekstreme, zoti Shehu tha se Bashkia do të marrë të gjitha masat që të paktën buka, uji dhe furnizimi minimal me energji elektrike të mos mungojë.

“Në Peshkopi pushtetarët luajnë, bëjnë presion edhe me asistencën sociale. Ata që nuk kanë asnjë mundësi jetese do të marrin jo vetëm ndihmë që iu takon sipas ligjit, jo vetëm më shumë sesa ata që kanë një burim të vogël të ardhurash por bashkia nesër do të garantojë edhe faturat e energjisë elektrike për familjet që janë në nevojë ekstreme, që nuk kanë asnjë mundësi ose që janë edhe pa dritën elektrike sot për shkak se nuk mund të paguajnë faturën.”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency