Edhe bimët me “pasaporta” , përndryshe gjoba

0
265

Të gjitha bimët apo produktet bimore që do të qarkullojnë brenda territorit të vendit do të duhet të pajisen me një ‘pasaportë bimore’ e cila përcakton të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me elementë siç janë edhe ato fitosanitarë. Projekligji, tashmë i mbërritur në Kuvend synon që të rrisë sigurinë udhqimore në çdo hallkë të tij, sipas parimit “nga ferma në tavolinë”, ku mbrojtja e bimëve dhe e produkteve bimore nga parazitët dhe përdorimi jokorrekt i produkteve të mbrojtjes së bimëve janë thelbësorë. Projekligji parashikon edhe ashpërsimin e masave të sigurisë për produktet bimore që importohen nga jashtë apo që do të kalojnë tranzit nga vendi ynë. Projektligji përcakton për herë të parë dispozita në lidhje me gjurmueshmërinë, ambalazhimin, të dhënat statistikore etj. të produkteve bimore. Në relacion thuhet se incidentet që kanë ndodhur në fushën e sigurisë së ushqimit e kanë bërë të nëvojshme rritjen e sigurisë. Në këtë mënyrë konsumatori do të mund të jetë më i informuar në lidhje me produktet ushqimore me origjinë bimore, kushtet e tregtimit, si dhe nivelin e produklteve që shërbejnë për mbrojtjen e tyre. Projekligji citon se: “Ndryshimet ligjore do të ndihmojnë edhe tregtinë e s ndershme ndërmjet operatorëve të biznesit, jo vetëm për bimët dhe produktet bimore, por edhe për produktet për mbrojtjen; besueshmërisë së informacionit të dhënë konsumatorit në kuadër të verifikimit të tij; mbrojtjes të të drejtave të prodhuesve”. Për çdo shkleje të këtij ligji, që pritet të miratohet brenda këtij viti janë parashikuar edhe sanksione që llogariten nga 10,000 lekë deri në 500,000 lekë. Përveç gjobës, projekligji parashikon edhe dënime plotësuese si: ngarkesave, e heqjes së licencës, e heqjes të së drejtës së tregtimit me shumicë.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency