Rrobat e bebeve, ja si ti lani pa përdorur detergjent

0
364

Ja si ta pergatisni detergjentin natyral qe mund te perdorni per larjen e rrobave te femijes

Wash Your Newborn Baby Clothes Before Using

Ju duhet të keni parasysh se pasi fëmija vjen në jetë nuk duhet të pastroni shtëpinë tuaj deri në sterilitet. Ju duhet të tregoni kujdes për të pasur një higjenë të mirë, por jo të bëheni të fiksuara pas dizinfektimit të ambienteve të shtëpisë. Veshjet e fëmijës duhet të lahen të ndara nga ato të pjesëtarëve të tjerë të familjes, por nuk është e nevojshme të sterilizohen apo të lahen në temperatura shumë të larta.
Nëse do të vendosni të lani rrobat e fëmijës me një detergjent të caktuar që mund të blini në supermarket, duhet të përdorni në mënyë shumë korrekte dhe pa abuzuar këtë detergjent, duke mos përdorur asnjë lloj zbutësi.Krahas larjes së veshjeve të fëmijës duhet të tregoni kujdes edhe në hapjen e tyre për t’u tharë. Nëse jetoni në një qytet shumë të populluar duhet të tregoni kujdes për të mos i hapur ato në tel gjatë orëve me trafik të rënduar, sepse smogu mund të lerë tek rrobat e fëmijës më shumë produkte kimike se vetë detergjenti apo vetë papastërtia e tyre para larjes.
I leni rrobat të zbuten para se t’i lani me dorë apo lavatrice, kjo pasi do ta keni më pas më të lehtë për të larguar papastërtinë.
Së fundi po ju shpjegojmë një recetë që mund ta përgatisni në shtëpi për të përfituar një detergjent natyral, pa substanca kimike.
Ajo që ju duhet është:
• Sapun Marsiglia;
• Kripë;
• Sodë bikarbonat;
• Uthull të bardhë;
• Një patate.
Ja si ta përgatisni detergjentin natyral që mund të përdorni për larjen e rrobave të fëmijës:
E grini një copë nga sapuni Marsiglia me një grirëse djathi. E bashkoni masën e përfituar me një lugë kripë dhe një lugë sodë bikarbonat, duke e shtuar më pas këtë përzierje në ndarjen e posaçme të lavatriçes (vendin ku hidhni detergjentin) dhe më pas e programoni lavatricen për larje të rrobave delikate me temperaturë të ulët. Si alternativë mund të grini sapunin direkt mbi rrobat e fëmijës, ose vetëm mbi disa prej tyre dhe më pas të shtoni kripën dhe sodën bikarbonat në vendin e posacëm në lavatriçe.
Në vend të zbutësit mund të hidhni rreth 100 ml uthull të bardhë në vendin ku zakonisht hidhni zbutësin që përdorni gjatë larjeve. Në këtë mënyrë do të përftoni veshje të buta dhe të pastra, dhe në rast se keni dëshirë mund të shtoni disa pika vaj esencial më aromën tuaj të preferuar në mënyrë që rrobat e fëmijës të jenë të aromatizuara. Në fund duhet të fusni pataten e larë dhe pastruar mirë brenda një corape dhe më pas e vendosni bashkë me rrobat e fëmijës brenda në lavatriçe. Efekti i saj zbardhues do t’i bëjë veshjet e fëmijës më të bardha dhe më të pastra. Patatja mund të përdoret sërish për 4-5 herë para se të hidhet në mbeturina.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here