“Obama, mjaft kopjove nga Erion Veliaj” (FOTO)

0
1008

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranes ka një ngjashmëri xhestesh dhe veprimesh me Presidentin në ikje të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

Që kur është zgjedhur si kryetar në bashkinë e kryeqytetit, Veliaj poston foto të punëve të bashkisë në rrjetin e tij social Facebook.

Ai gjithashtu ka postuar edhe foto ku kthehet vetë në një punëtor të thjeshtë, si duke lyer apo sistemuar.

Edhe në  strehimin e disa të pastrehve në disa qendra sociale Erion Veliaj ka asistuar në përgatitjen e ushqimit dhe shërbimin e tij në tavolinat e këtyre qytetarëve.

Veliaj ka postuar disa foto ku shfaqet krejtësisht me xhestet e presidentit në ikje të SHBA-ve Obama.

Kjo nuk është hera e parë që ‘koicidenca’ ka sjellë të njëjtat poza fotosh dhe të njëjtat veprime nga ana e krybashkiakut të Tiranës me atë të kreut të shteteve më të fuqishme në glob./standard.al

obama-veliaj-700x933-1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here