“Corriere della Sera” : Xhihadisti shqiptar, lidhje me kreun e ISIS Al Baghdadin

0
174

Xhihadistët shqiptarë rikthehen në qendër të vëmendjes së mediave botërore. E përditshmja italiane “Corriere della Sera” shkruan se xhihadisti shqiptar Alban Haki Elezi 38 vjeç, i arrestuar dhe i dëbuar nga territori italian me akuzën e përhapjes së propagandes së ISIS, është i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kreun e Kalifatit të Shtetit Islamik

Aritkulli i titulluar “Një xhihadist i dëbuar nga Breshia, lidhje me Al Baghdad”, ka në qendër xhihadistin shqiptar, ku sipas informacioneve të marra nga “Corriere della Sera” emri i Alban Elezit është shfaqur në disa hetime të lidhura me Abu Bakr al Baghdadi.
“Elezi mendohet se ka patur kontakte të drejtpërdrejta në rrjet me Kalifin e Shtetit të vetëshpallur Islamik, terroristin me origjinë irakene, njeriun që me organizatën e tij të terroriste ka ngritur flamurin e zi të ISIS në një pëllëmbë tokë mes Irakut Veri-Perendimor, e Sirisë Lindorë, duke kërcënuar atentate në gjysmën e botës.” shkruan prestigjiozja italiane

Lidhur me këtë fakt, si autoritetet italiane, ashtu edhe strukturat antiterrorizëm në Shqipëri po vijojnë hetimet për lidhjen e mundshme mes Alban Elezit dhe Abu Bakr al Baghdadi.

Alban Elezi u arrestua në kuadër të operacioni Balkan Conection, por Gjykata e Apelit të Breshias e la të lirë në mungesë të fakteve që dëshmojnë lidhjet e tij me ISIS. Por pas lënies së tij të lirë, me urdhër të Ministrisë së Brendshme Italiane, Alban Eleszi, u dëbua nga territori Italian, për tu vënë në pranga në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here