Shndërroi hotelin e tij në shtëpi publike, përfundon në pranga biznesmeni

0
177
Man talking with prostitute on the street

Ka përfunduar në pranga biznesmeni që e shndërroi hotelin e tij në një shtëpi publike. Prokuroria njofton se biznesmeni i arrestuar është Përparim Xhelili, i dyshuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Tiranës për vjedhjen e një çante me para në një hotel zbuloi një rrjet prostitucioni. Një pjesë e personave janë dënuar pak kohë më parë, ndërkohë që Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim edhe pronarin e hotelit, të akuzuar për “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”.

Në gusht 2015, shtetasi E.L. dhe disa miqtë e tij kanë qëndruar në hotelin “Papi” në Tiranë, në dhoma të ndryshme. Në mëngjes, në dhomën e shtetasit E.L. është paraqitur shtetasja M.Dalti, e cila i ka sugjeruar të merrte një vajzë, e cila ushtronte prostitucion në atë hotel.

Shtetasi D.L. nuk ka pranuar, por gjithësesi, sipas deklarimit të tij, shtetasja M.Dalti është paraqitur sërish në dhomën e tij, së bashku me dy vajza. Sërish, sipas deklarimit, shtetasi E.L. nuk ka pranuar “shërbimet seksuale” të vajzave. Pas kësaj bisede, ai ka konstatuar se në dhomë i mungonte çanta e dorës, në të cilën gjendeshin 3500 euro.

Ai menjëherë ka bërë kallëzim penal në Polici, e cila nisi veprimet proceduriale dhe referoi rastin në Prokurori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here