Policia gjeti të pa jetë taksistin nga Durrësi

0
188

Policia e Rrogozhinës konfirmon se rreth orës 09:44, në fshatin Vil Bashtovë, është vënë re një mjet në brendësi të një kanali me ujë, ndërsa në brendësi të tij ishte trupi i pajetë i taksistit të zhdukur nga Durrësi.

Menjëherë është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe nxjerrja e automjetit nga uji, ku në brendësi të mjetit në vendin e drejtuesit, ndodhet trupi i pajetë i një mashkulli.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit, shtetasi F. F., 53 vjeç dhe automjetit tip Mercedes Benz, me targë DR443A, të raportuar të zhdukur nga D.V.P. Durrës.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here