Përmet/ 5 Fëmijët braktisin nënën, apelon dhëndrrin: Jepini një strehë se nuk e mbaj dot

0
300

Braktisja dhe harresa e ka bërë një 78-vjeçare të endet nga një shtëpi në tjetrën. Të trokasë dhe të kërkojë strehim, pasi fëmijët e saj nuk mund ta mbajnë dot më.

Salushe Çiçollari është një e moshuar me origjinë nga Përmeti. Ajo solli në jetë plot 5 fëmijë, por sot ajo kërkon të shkojë në një azil dhe të kalojë vitet që i kanë mbetur. Dhëndri më i vogël i kësaj familje, Fluturim Dine, ka ardhur në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, në News24 për të kërkuar strehim për vjehrrën e tij pasi e ka të pamundur ta mbajë.

Ai ka 9 muaj që e mban në shtëpi dhe mundësia ekonomike e detyron ta largojë nënën e bashkëshortes. Kjo e fundit ka bërë që të hyjë në konflikt me burrin pasi e ka shumë të vështirë të debojë nënën, atë që e solli në jetë dhe e rriti me shumë sakrifica.

Vjehrra tashme është kthyer në një mollë sherri në familjen Dine, edhe pse dhëndri kërkon ta sistemojë të moshuarën.

Tre djemtë e Salushe Çiçollarit e kanë braktisur nënën e tyre dhe madje as telefonin nuk i hapin. Fluturim Dine u ka kërkuar tre kunetërve të tij të tregohen më të përgjegjshëm dhe të gjejnë të gjithë së bashku një zgjidhje për 78-vjeçaren.

Por heshtja e tyre ka bërë që sot dhëndri i Salushes të jetë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” për t’ju bërë apelin e fundit fëmijëve të të moshuarës dhe t’u kërkojë ndihmë institucioneve që e moshuara të strehohet në një azil.

Molla e sherrit me bashkëshorten tuaj është bërë vjehrra pas gjithë këtyre viteve martesë?

I uroj shqiptaret për këtë vit të ri. Mos paçin rastin që unë po e përjetoj. Unë iu drejtohem kunetërve se ata e kanë një detyrë madhore. Pas atyre vijnë vajzat. Janë djemtë na familje për mendimin tim, pastaj janë vajzat.

Mund të më tregosh pak për jetën e vjehrrës suaj?

Para 8 vitesh e ka humbur bashkëshortin. Unë po bëj 17 vjet i martuar me vajzën e tyre. Kur ishte vjehrri gjallë, e kishte emrin Teki, ishin mirë. Kishte një rrogë që për në fshat ishte e mirë. Kishte punuar infermier dhe kishte qenë edhe emigrant në Gjermani. Ai jetonte me djalin e vogël. Djali i madh u largua nga fshati sepse u punësua në fabrikën e çimentos në Këlcyrë. pasi u sistemua atje i mori prindërit dhe i ka mbajtur të dy për 5-6 vjet. Këto 5-6 vjet ata ishin në gjendje të lëviznin dhe vinin ku tek djali ku tek çupa. Në 2008 vdiq vjehrri, Tekiu dhe ime vjehrrë prapë lëvizte tek fëmijët. Mirëpo nga pensioni që merrnin 400 mijë lekë, arriti me 73 mijë lekë. Filloi të largohej nga fëmijët. Nga Petriti. Petriti thoshte që të shkonte tek djali i dytë se kishte më shumë ekonomi.

Pra, sa kohë që kishte bashkëshortin gjallë nuk kishte probleme?

As edhe një problem. Mirëpo nusja e djalit nuk do që ta mbajë vjehrrën brenda se është bërë për vete me dhëndurë. Kurse djali i vogël që jeton në shtëpinë e prindërve nuk ka kushte. Duke u zënë me djalin e madh, duke u zënë me nusen e dytë, në mars erdhi u përplas me ne.

Nuk i them dot nuses mos mbaj mamanë se ajo mbajti 17 vjet të timen. Kur po bën 9 muaj ime vjehrrë tek ne, nuk i them dot. Mirëpo ekonomia s’më lë.

Unë marr nj invaliditet grupi i 2-të, 42 mijë lekë të vjetra me gjithë kompensimet. Si mund ta mbaj unë një pleqëri, kur gruan e kam pa punë, fëmijët në shkollë. Kjo më ka sjellë mua këtu, jo se dua të nxjerr vjehrrën nga shtëpia.

Shtëpia më pikon dhe atë e kam të dhuruar nga vëllai. Unë po vuaj vetë familjarisht, s’ka pse të vuajë dhe ajo. Ajo ka dy djemtë po sot jam detyruar dhe më vjen turp që kam dalë në këtë studio.

Si është gjendja e vajzës tjetër?

Vajza e dytë është me raport mjekësor psikolog madje edhe vajza e saj.

Si e keni njohur këtë familje?

Thotë një këngë, zgjodha njeriun dhe unë nga kjo u shtyva. Shkes kisha motrën. Nga gjendja shëndetësore që kisha jam martuar vonë. Unë jetoj në Patos por nusen e mora në fshat. I ndjeri Teki, e kisha për krenari të më thoshin dhëndri i filanit.
vijon…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here