Kalimtarët shikojnë spektakël tek “21 Dhjetori” sherr mes policisë dhe shoferit

0
171

Një skenë si nëpër filma kanë parë paraditen e sotme kalimtarët në kryqëzimin tek “21 Dhjetori”, ku policia ka ndaluar një burrë, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin tij.

Siç raporton qytetari për JOQ.al, policia ka ndaluar dhe më pas shoqëruar për në komisariat shoferin e një makine, i cili po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ishte futur në korsinë e kundërt, duke u bërë kështu burim aksidenti.

Fatmirësisht burri është neutralizuar në kohë dhe asnjë gjë e keqe nuk ka ndodhur. “Ishte i pirë tek “21 Dhjetori”. Kish hyrë në korsi tjetër. Në makinë ishte shoferi, tullë fare. Mezi e nxorën nga makina se ishte tapë”, – shkruan qytetari që ka parë çdo gjë me sytë e tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here