Përse shteti i Kosovës “fshehu” arrestimin e Haradinajt?!

0
206

Rreth një orë më parë mediat kosovare bëne me dije se policia franceze kishte vënë në pranga kreun e AKK-së Ramush Haradinaj.

Njoftimi i Ministrisë se Puneve të Jashtme  nxorri në pah faktin se shteti i Kosovës vendosi të mbajë sekret lajmin e arrestimit të liderit te AKK-së deri në momentin që ky lajm u bë i ditur nga mediat.

Shefi i  Kabinetit të ministrit të Jashtëm ka zbardhur detaje të tjera të arrestimit të Haradinajt në një aeroport në Francë . Ai u shpreh se ky institucion ishte duke u marrë me rastin e Haradinajt qysh në orën 15:00.

“Ministria e Punëve të Jashtme është duke u marrë intensivisht që nga ora 15h të ditës së sotme me rastin e ndalimit të z. Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së”, ka thënë Bashmir Xhemaj, shef i kabinetit të ministrit në MPJ.

Sipas Xhemajt, arsyeja pse MPJ nuk ka publikuar informacionin për ndalimin e Haradinajt është se ministri Hoxhaj por edhe vet MPJ-ja ka dashur të merret me autoritetet franceze për të sqaruar rastin para se të dalë me lajm publik.

“Nuk kemi dashur që të informojmë publikun për këtë ndalim pa u siguruar se për cfarë ndalimi bëhet fjalë dhe pa i shfrytëzuar kanalet diplomatike të ministrit”, ka thënë Xhemaj.

Sipas tij, ky bashkërendim është bërë edhe përmes Minsitrisë së Punëve të Brendshme e cila gjithashtu nuk e ka bërë publike lajmin.

Sipas autoriteteve të Qeverisë së Kosovës, ndalimi i Haradinajt,nga autoritetet franceze është bazuar në një fletëarrest të Serbisë të vitit 2004 që për “ne është i papranueshëm”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here