Bilanci i Tahirit dhe mbretërimi i kauzës “nuk bëjmë dot magji vetëm për 4 vite”

0
88

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri doli sot para kamerave dhe zbardhi bilacin e 2016-ës së institucionit që ai drejton. Por ajo që u vu re tek qëndrimet e ministrit ishte se ashtu si kryeministri më parë, nuk mungoi justifikimi i atyre pikave ku nuk ishte arritur rezultat me deklaratën sipas së cilës “nuk mund të zhbëhet rrumpalla e 24 viteve me vetëm një mandat”. I pyetur nëse e quan të fituar betejën me kanabisin, Tahiri tha sot se,: “Unë nuk quaj asnjë betejë të fituar sepse unë mendoj që përball paligjshmërisë së akumuluar të njëzet e kusur viteve, përball kriminalitetit të akumuluar të njëzet e kusur viteve, përball parave kriminale të akumuluara në njëzet e kusur vite që sot financojnë në çdo brimë të shtetit shqiptar, unë mendoj  që nuk e kemi dot mundësinë të fitojmë këto beteja brenda një viti, por po të doni ju edhe brenda katër viteve”.

Në fakt një qëndrim i tillë është vënë re shpesh të përdoret nga kryeministri për të gjitha ato premtime që nuk mundi të realizojë në 3 vite e gjysmë mandate. Për shëndetësinë, ekonominë, infrastrukturën, kanabisin e shumë aspekte të tjera të jetës në vend, për të cilat qeverisja “Rama” ka ngecur, justifikimi i kryeministrit ka qenë i menjëhershëm në çdo kohë kur është pyetur. “Unë nuk kam shkopin magjik, nuk mund ta ndryshopj zallamahinë e 25 viteve në një mandat”- ka pohuar Rama. Por në fakt si  kryeministri ashtu edhe ministri, para zgjedhjeve të 2013-ës premtonin se ndryshimin e vendit do e bënin të mundur brenda një mandati, ashtu siç e kishin parashikuar në program. Por duket se pas ardhjes në pushte gjërat ndryshuan dhe po ashtu qëndrimet u përmbysën.

Më parë ministri i Brendshëm thuajse e kishte mohuar problematikën me fenomenin e kanabisit, madje kur ministri i Drejtësisë Manjani propozoi ndërhyrjen e ushtrisë u kryqëzua nga socialistët si të ishte një “opozitar”. Ndërsa sot pranoi prbolematikën e tij dhe madje shkoi deri aty sa të theksonte se ajo nuk mund të zgjidhej brenda 4 viteve..

Në këtë mandat qeverisës nuk mund të thuhet se strategjia e kauzës “nuk bëjmë dot magji vetëm për 4 vite” nuk i ka ecur ezkekutivit “Rama”. Por problemi është se pas 6 muajsh, “Rama, Tahiri and CO” do përballen sërish me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale dhe deklaratat se “ky mandat i dytë do sjellë ri-rilindjen e vendit” zor se do pijnë ujë në popull.  Kështu socialistëve do ti duhet një kauzë e re, pasi “fajin e ka Saliu” dhe “ s’bëjmë dot magji për 4 vite” po e mbyllin siparin me këtë mandat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here