“Monster Island”, 6 vjeçari zbraz 2000 paund nga arka e prindërve

0
178

Ka filluar si zbavitje, por duket se loja “Monster Island”, ka mundur të zbrazë nga arka e familjes Smith 2000 paund. Will Smith, nxënësi 6 vjeçar i ka harxhuar lekët nga karta e kreditit të prindërve, duke luajtur me iPadin e gjyshit.

Skuadra e mashtrimit e kësaj loje filloi të dyshonte mbi shumën që po harxhohej, prandaj filluan hetimet dhe panë se ai ishte një fëmijë.
Fëmija ka arritur të futet në lojë pas kodit të kartës së kreditit që ka lënë gjyshi i tij në iTunes Music Store, Apple, ku bleu ushqim virtual dhe harxhoi deri në 70 £.Nuk dihej që fëmija kishte shpenzuar një shumë të tillë, por kjo u zbulua kur gjyshi shkoi për të përdorur kartën në një dyqan në Tesco.

Kur Z. Smith, u shpjegoi situatën përfaqësuesve të Apple, zyrtarët ranë dakord për të kthyer shumën e harxhuar. Nëna e tij, Nicola, 32 vjeç, tha: “Është mërzitur me të vërtetë shumë, ai ishte gati të arrinte nivelin 26 dhe të luftonte me përbindëshin e errët.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here