Falënderimi i Paolo Tramexanit: Shqiptarë, më mësuat krenarinë

0
153

Paolo Tramexani ka dashur të mbyllë vitin 2016 me një falënderim shumë të përzemërt drejtuar tifozerisë shqiptare dhe ish-mësuesit të tij, Xhani De Biazi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 46-vjeçari i cili që nga dita e nesërme është zyrtarisht trajneri i Luganos në kampionatin zviceran, ka dashur të kujtojë ato gjëra të cilat do të mbajnë përgjithmonë në zemrën e tij Shqipërinë dhe aventurën e 5 viteve kuqezi.

Tramexani

Postimi i Paolo Tramexanit:

Më kujtohet si të ishte dje kur arrita në janarin e vitit 2012 në Shqipëria duke njohur pak për vendin tuaj, shumë pak për skuadrën dhe asgjë për realitetin që më priste.

Shumë e cilësonin këtë zgjedhje timen si një hap drejt të panjohurës dhe shumë të rrezikshëm në nivelin profesional. Që nga momenti i parë mbeta i mahnitur nga realiteti që gjeta: Federata, skuadra, bashkëpunëtorët, por sidomos dashuria dhe përzemërsia e një populli që më pranoi menjëherë, respektoi, ndihmoi dhe më bëri të ndjehem si në shtëpi.

Pesë vite në të cilat të gjithë bashkë kemi ndarë momente që do të mbeten përgjithmonë në zemrën time.

Falënderimi i parë i shkon presidentit tim Armand Duka, i cili që nga dita e parë besoi te puna që ne i propozuam dhe na ka treguar gjithminë besim dhe qetësi, të rëndësishme për të siguruar një objektiv të rëndësishëm si arritja e pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Falënderoj djemtë, lojtarët, të cilët kanë kuptuar se cili mund të ishte potenciali i tyre, na besuan, na ndoqën dhe kanë kuptuar se një ëndërr mund të realizohet edhe kur duket e pamundur, e kanë kuptuar se puna e bërë me përkushtim do të sjellë gjithmonë kënaqësi të mëdha si ato që kemi ndarë bashkë.

Falënderoj tifozët që na kanë ndjekur në çdo transfertë në Europë, që mbushnin stadiumet duke na bërë të ndjejmë ngrohtësi dhe pasion që i dallon në çdo situatë: si mund të harrohet kuverta e kuqe që mbulonte tribunat e “Parc Olympique Lyonnais” gjatë ndeshjes kundër Rumanisë: fytyrat e lumtura dhe krenare të mijëra personave që shtynë në rrjetë topin e goditur nga Sadiku.

Sadiku-Tramexani

Ju më keni mësuar çfarë do të thotë fjala krenari, përkushtim ndaj fanellës, ta cilësoni një lëkurë të dytë dhe transmetoni një sens përkatësie që më ka bërë të ndjehem një prej jush.

Ju falënderoj të gjithë ju të cilët që nga dita e parë më keni përfshirë në familjen tonë të madhe duke shpresuar që t’ju kem transmetuar entuziazmin dhe pasionin i cili për 5 vite më ka shoqëruar në këtë udhëtim të madh bashkë.

Në fund, por jo i fundit, falënderimi më i madh shkon për Xhanin.

Më ke dashur në krahun tënd, e deshe fort.

Ke pasur gjithmonë një sjellje prej vëllai të madh kundrejt meje, më ke marrë për dore dhe më ke mësuar shumë.

Ishe thelbësor për rritjen time sportive, je edhe më shumë nga pikëpamja njerezore.

Kemi ecur njëri përkrah tjetrit.

Kam mësuar se fati nuk ekziston pasi më ke bërë të besoj më shumë te puna, te motivimi, te bindja dhe te besimi në aftësitë e tua.

Më ke mësuar që të mos tërhiqem para vështirësive dhe gjërave që nuk zgjidhen vetë./ panoramasport

Kam mësuar të kem intuitë dhe të jem praktik në menaxhimin e raportit me djemtë tanë.

Më ke treguar se futbolli është si jeta, duhet të zbresësh në fushën e lojës.

Nuk mund të kisha një mësues më të mirë.

Do të mbaj gjithmonë brenda meje një pjesë tënden.

Faleminderit me zemër.

Paolo

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here