Zbardhen detaje të tjera, gjurmë të CIA-s në vrasjen e ambasadorit rus në Ankara

0
297

Një anëtar i ekipit të Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se autori i vrasjes së ambasadorit rus në Ankara ka vizituar ditën e 15 korrikut një zyrë të CIA-s në Irak.

Jeromi Corsi, pjesëtar i ekipit të afërt të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që do të marrë nga Obama detyrën zyrtarisht më 20 janar 2017, ka deklaruar se anëtari i organizatës terroriste guleniste (FETO), Mevlut Mert Altintas, vrasësi i ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, ka qenë pranë një zyre të CIA-s në qytetin irakian të Erbilit pikërisht ditën e 15 korrikut, kur në Turqi u ndërmor tentativa për grusht shteti.

Sipas Corsit, cituar nga e përditshmja turke “Star”, mbështetja dhe mbrojtja e kreut të FETO-s nga Clinton dhe Obama është një realitet i njohur gjerësisht, ndersa sipas tij po aq e qartë është edhe lidhja financiare ndërmjet Clinton dhe FETO-s.
Jeromi Corsi është i mendimit se Trump nuk do të veprojë si Obama në lidhje me FETO-n, por do të shfaqë një qëndrim më të pajtueshëm dhe më të ngrohtë ndaj Turqisë./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here