Ergys Kaçe arrin marrëveshjen me Skënderbeun, ja data e prezantimit zyrtar

Ergys Kaçe, mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka arritur marrëveshje me kampionin e Shqipërisë, Skënderbeun.

Skuadra e Skënderbeut do të bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit. Ekipi nga Korça ka arritur marrëveshje me yllin e Kombëtares shqiture, Ergys Kaçen.

Kaçes pritet të prezantohet me fanellën e korçarëve më 2 janar, shkruan e përditshmja sportive  shqiptare, Panorama Sport.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë do të vijë në formë huazimi nga klubi i PAOK-ut dhe pritet të zgjidhë problemet që ka pasur ekipi në mesin e fushës.

Pas largimit nga Plzeni, 23- vjeçari ka pranuar që pjesën e mbetur të edicionit ta luajë në qytetin e lindjes, në Korçë, ku do synojë që të ndihmojë kampionët në garën për të fituar sërish titullin.

Ergys Kaçe arrin marrëveshjen me Skënderbeun, ja data e prezantimit zyrtar

Zbardhen detaje të tjera, gjurmë të CIA-s

Ergys Kaçe arrin marrëveshjen me Skënderbeun, ja data e prezantimit zyrtar

Plagosi me thikë familjarët e ish-gruas, flet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko