FSHEHU DËNIMI, KQZ i heq mandatin. Rama firmos shkarkimin e Roshit

0
166

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të Elvis Roshit nga kreu i Bashkisë së Kavajës, kryeministri Rama ka firmosur shkarkimin e tij.

Pasditen e sotme, Qeveria ka shkarkuar me vendim qarkullues kreun e Bashkisë se Kavajës.

 

Megjithatë, edhe pas shkarkimit Roshi mbetet në detyrë. Kjo për faktin se ai ka të drejtë ta ankimojë në Kushtetuese shkarkimin e tij, njësoj siç veproi edhe ish-kreu i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Nisur nga kjo Elvis Roshi do të mbetet në detyrë si kryetar i Bashkisë së Kavajës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Theodhori Sollaku. Vetëm pasi të shprehet Kushtetuesja kundër Roshit, atëherë edhe Presidentit i lind e drejta për të dekretuar zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, për kreun e ri të Bashkisë.

vkm-roshi

vkm-952

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here