FOTO/ Kamikazes nuk i shpërthen eksplozivi, e vrasin me gurë e drurë

0
241

Një kamikaze në Nigeri është masakruar për vdekje nga një grup njerëzish pasi eksplozivi i saj dështoi të shpërthente. Gruaja u vra nga disa persona në tregun Shanu të qarkut Kasuva. Atë e vranë menjëherë pak pasi një tjetër kamikaze shpërtheu. Dy sulmet do të ndodhnin të koordinuara për të maksimizuar numrin e të vdekurve.

Policia konfirmoi se terroristja e parë vdiq nga shpërthimi ndërsa e dyta u vra nga të pranishmit të cilët e goditën me gurë e drurë pasi kuptuan qëllimin e saj. Ende askush nuk mori përgjegjësi për sulmin. Forcat e sigurisë besojnë se dy terroristët ishin pjesë e grupit terrorist Boko Haram.

Këtë javë presidenti i vendi njoftoi se ushtria nigeriane kishte shkatërruar një nga bazat kryesore të Boko Haram. Boko Haram është një grup terrorist islamik me bazë në Nigeri që ka shpallur besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Analizat e bëra nga CIA tregojnë se Boko Haram është një grup kryesisht afrikan dhe i ka rrënjët në praktikat islamike të këtij rajoni, edhe pse kanë interpretime fundamentaliste të ngjashme me Islamin.

3ba6b68f00000578-0-image-a-15_1482771236248 3ba6b69300000578-0-image-a-17_1482771329984 3ba6b69c00000578-0-image-m-20_1482771429774 3ba7616100000578-4066668-image-m-4_1482776523084

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here