Detajet/ Dy laçianët e lanë të lirë vajzën, pas lutjeve të saj. “Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”

0
181
foto ilustruese

Të tjera detaje kanë dalë në pah në lidhje me tentativën e përdhunimit, ditën e djeshme, të një 22-vjeçare nga dy të rinjë nga qyteti i Laçit.

Sipas policisë, të rinjtë Armonel Bruka 26-vjeç dhe Henri Talo 25-vjeç janë njohur me vajzën me inicialet F.L, fillimisht, në një lokal nate shumë të njohur në Tiranë, mes datës 24 dhe 25 dhejtorit.

Dy laçianët ishin shokët e të njohurve të 22-vjeçares dhe e ftuan për të pirë një gotë. Vajza bashkë me të njohurit ka shkuar në tavolinën e dy laçianëve ku ka biseduar me ta. Pasi kanë dalë nga club-i, dy laçianët e kanë futur në makinë tip “Volkswagen”me zor dhe kanë tentuar ta përdhunojnë. Mes thirrjeve të dëshpëruara dhe lutjeve vajza ka kërkuar të lihet e lirë.

“Ju lutem mos më bëni gjë, jam e lidhur me dikë tjetër”, mësohet të ketë thënë vajza dhe më pas dy të rinjtë nga Laçi e kanë lënë të lirë.

Por 22-vjeçarja i ka denoncuar në polici, ku ka rrëfyer gjithë çfarë i ka ndodhur. Pas denoncimit, Armonel Bruka 26 vjeç dhe Henri Talo janë shpallur në kërkim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here