“Fationi nuk ka lidhje me ISIS-in. Për bandën e Gjin Nikës as dua të flas”

0
135

 

FBDjali im është besimtar mysliman, por nuk ka lidhje me ISIS-­in. Personat që kanë lidhje me këtë organizatë terroriste janë të pafe, pasi Allahu nuk thotë të vrasësh njerëz dhe ata vrasin. Ne dënojmë akte të tilla, pasi nuk mund të marrësh jetën e tjetrit në emër të fesë”. Kështu u shpreh dje babai i 25-vjeçarit Fation Bono, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes nga efektivët e Forcave Operacionale “Shqiponja” në Tiranë. Sipas burime zyrtare nga policia, i riu nga fshati Vërdovë i rrethit të Pogradecit konsiderohet si një ndër personat më të rrezikshëm në Shqipëri, ndërsa dyshohet të ketë lidhje me organizatën terroriste të ISIS­it. Po sipas policisë, 25-­vjeçari ka qenë pjesëtar i bandës së “Gjin Nikës”. Ndërkohë, një ditë pas arrestimit të të riut, babai i këtij të fundit, Garip Bono ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj djalit të tij për lidhje me terroristët. Në një intervistë, i ati i të arrestuarit pohoi se Fationi ka plagosur pas një konflikti një bashkëfshatar të tij dhe se për këtë ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjithashtu, 53-vjeçari Garip Bono sqaroi se i biri që prej një viti ishte kthyer në besimtar, i nxitur nga ai dhe familja me qëllim që të linte alkoolin, por asnjëherë nuk ka pasur lidhje me shkelësit e fesë (ISIS).

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here