Operacione antidrogë në Berat e Qafë-Botë, në pranga meshkujt e fisit Çeliku

0
152

 

 
droge-lazarati_1Policia ka sekuestruar rreth 250 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e cila ishte e fshehur në tavanin e një Kamioni tip “DAF”, në pikën kufitare Qafë-Botë, Sarandë. Në pranga është vënë në flagrancë drejtuesi i mjetit, njëkohësisht poseduesi i lëndës narkotike, Neshat Çifliku, 31 vjeç, banues në Berat. Gjatë paradites së sotme në Pikën Kufitare Qafë-Botë, Sarandë, efektivat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Strukturat e Policisë së Qarkut Vlorë dhe Sarandë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm një automjet tip kamion “DAF” me targë AA026AU, pasi dyshohej për lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të detajuar në të gjithë kamionin, si fillim nga shërbimet e policisë kufitare u konstatua se pjesa e sipërme e tavanit të automjetit, ishte e lyer me bojë të re. Gjithsej, u gjetën të fshehura 240 pako me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë totale rreth 210-kilogramë. Katër persona janë vënë në pranga gjatë ditës së djeshme, në operacionin antidrogë të koduar “Çifliku”. Gjatë këtij aksioni, policia ka sekuestruar 80 kilogramë marijuanë dhe ka gjetur edhe një pushkë automatike. Nga ana e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë e Policisë Berat, në kuadër të operacionit “Çifliku”, u bë arrestimi në flagrancë i, Dashnor Çifliku, 43 vjeç, banues në lagjen Kala, Berat, Saimir Çifliku, 46 vjeç, banues në fshatin Vodës, Çiflik, Florud Çifliku, 35 vjeç, banues në fshatin Vodës, Çiflik, Guxim Çifliku, 34 vjeç, banues në fshatin Vodës, Çiflik. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Dashnor dhe Guxim Çifliku janë gjetur dhe sekuestruar 80 kg lëndë narkotike marijuanë, ku dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e kësaj vepre penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here