“Urimi Rama -Beqja për Vitin e Ri: Një tjetër koncension taze”

0
217

Nje tjeter koncension eshte planifikuar nga qeveria kete fund vit.

Ky njoftim u be nga ish- Kryeministri Berisha nepermjet nje postimi ne rrjetin social “facebook”.

Statusi i plote:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/708225706005006

Urimi i Rama – Beqja per Krishtlindje dhe Vitin e Ri per shqiptaret: “Nje vjedhje tjeter taze!”

Te dashur miq, te tjera koncensione në shëndetësi, ja çfarë kane planifikuar kete fund viti per te vjedhur gjate vitit qe vjen Rama dhe ortaku i tij Beqaj; te tjera koncensione ne shendetesi!

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që brenda 6 muajve të parë të vitit 2017 të japë me koncension menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe shërbimin e ambulancave.Një tjetër vendim që po përgatit qeveria, lidhet me tenderët e përqëndruar, që zënë rreth 80% të volumit të të gjithë spitaleve.
Kjo do të thotë se, nëse aktualisht një spital e ka buxhetin 100 lekë, 80 lekë i prokuron direkt ministria dhe vetëm 20 mbeten në dorë të administratorëve të spitalëve.
Por për vitin 2017, ministri Beqaj parashikon të ndërmarrë një veprim të pazakontë: Të bëjë edhe prokurimet e vitit pasardhës, pra vitit 2018.
Justifikimi është se ‘dopio prokurimi’ bëhet për të lehtësuar punën për vitin 2018
Burime nga kjo ministri janë shprehur se Beqaj është përpjekur t’i spostojë në kohë këto koncensione, por ka qenë orientimi i qartë i Kryeministrit Rama që të veprohej pa humbur kohë mbasi kjo esht periudhe e arte per te vjedhur sepse tani ne fund te vitit njerzit e kane me mendjen tek festat dhe jo vjedhjet e tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here