Merr fund arratia e grabitësit në Lezhë, RENEA dhe FNSH plagosin autorin, dërgohet në spital

0
185

Autori i grabitjes së sotme në autostradë në Lezhë ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për kapjen e tij në pjesën fushore të Kurbinit. Pak minuta pas grabitjes, autori me makinën e grabitur është arratisur për t’i shpëtuar policisë.

aldi-lleshaj-polic-lezjhe

Me gjithë thirrjet e policisë për t’u dorëzuar, grabitësi nuk ka pranuar. Madje ka patur edhe një tentativë për të qëlluar në drejtim të policisë.

Pas disa minutave të rrethimit nga ana e policisë së Lezhës, RENEA-s dhe madje edhe një helikopter nga ajri ai është palgosur. Menjëherë autori është nisur për në spital. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

Ngjarja:

Një grabitje me armë ka ndodhur në Lezhë paraditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:20 minuta në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Arbërisë”, në autostradën Fushë-Krujë Lezhë ku është edhe rruga që merr për në veri dhe Kosovë. Nga informacionet e para mësohet se një person i armatosur ka grabitur një mjet tip “Porsche”.

Policia ka marrë njoftim për grabitjen dhe është nisur drejt vendngjarjes. Grabitësi sapo ka parë policinë ka qëlluar në drejtim të saj duke plagosur një polic. Gazetarja Dorjana Bezat tha se efektivi i plagosur është Nikolin Gjergji. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës ku sipas mjekëve ka marrë një plumb në kokë. Porr bluzat e bardha thonë se polici ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia është vënë në kërkim të autorit që është larguar me shpejtësi, ndërsa është lokalizuar pranë Fushë-Kuqes në Laç. Ai është rrethuar nga policia por ende nuk është kapur. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe se si kanë arritur autorët të kryejnë grabitjen, pasi kjo është një rrugë me lëvizje të shumta dhe madje edhe postblloqe të shumta të policisë.

POLICIA
Informacion paraprak. Me date 22.12.2016, rreth orës 09:20, në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë, 1 person i armatosur ka grabitur mjetin me targa AA 870 II.

Shërbimet e policisë në momentin që kanë marrë njoftimin, janë nisur menjehere në drejtim të vendngjarjes dhe jane vene ne ndjekie te makines se vjedhur.

Autori kur ka parë makinën e policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës i policisë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka rrethuar autorin i cili eshte me arme ne dore. Ne ndihme te policise se Lezhes jane nisur grupe me forcat Renea. Helikopteri i Policise me forca te tjera te Reneas. Autori mbahet i rrethuar nga Policia e Lezhes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here