Foto/ Masakra në Berlin, arrestohet vëllai i terroristit tunizian

0
165

Policia gjermane vijon oracionin për kapjen e 24-vjecarit tunizian, i dyshuari kryesor për masakrën me kamion në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas gazetës gjermane ‘Bild’ policia ka arrestuar vëllain e tunizianit Anis Amir, i cili po merret në pyetje për të zbuluar më tepër rreth lidhjeve që kanë pasur 2 vëllezërit në realizimin e sulmit ne tregun e krishtlindjeve.

Ndërkohë policia në Berlin ka arrestuar dhe 4 persona të tjerë gjatë ditës së sotme të cilët dyshohen si të përfshirë në sulmin e para disa ditëve.

Anis Amri është arratisur pas sulmit, ndërsa policia gjermane ka ofruar një shpërblim prej 100 mijë eurosh për këdo që ka informacione të vlefshme që mund të çojnë në arrestimin e autorit të dyshuar duke paralajmëruar se ai “mund të jetë i dhunshëm dhe i armatosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here