VIDEO/ Flor Mumajesit i dogjën makinën pak orë pasi publikoi këngën ndaj një vajze. Xhiroi klipin brenda fuoristradës që i dogjën

0
164

Ende nuk është konfirmuar shkaku i vërtetë i vënies së zjarrit ndaj makinës së këngëtarit Flori Mumajesi mbrëmjen e djeshme. Megjithatë burime nga policia për “BalkanWeb” pohojnë se një nga arsyet e zjarrit të qëllimshëm mund të jetë publikimi i këngës së tij të re “Nallane 2” që mendohet se ia ka dedikuar një vajze me të cilën nuk është më në lidhje.
Dyshimet e policisë bazohen mbi faktin se djegia e automjetit të Mumajesit ndodhi pak orë pasi kënga dedikim ishte publikuar.
Madje një fakt interesat që mësohet është se edhe klipi i këngës është xhiruar nga Mumajesi brenda të njëjtit automjet që u dogj.

Tre automjete u dogjën mbrëmjen e 18 dhjetorit nga një zjarr që përfshiu një parking pallati pranë sheshit “Willson” në Tiranë. Zjarri ka qënë i qëllimshëm, pasi kamerat e sigurisë kanë fiksuar një mashkull rreth të 30-ve veshur me xhinse dhe bluzë, me kapuc në kokë që hyn në garazh, shkon tek makina “Fuoristradë” e këngëtarit, derdh 2 bidonë me benzinë dhe i vë zjarrin.

Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe 2 makina të tjera. Mësohet se flakët kanë qenë të mëdha, ndërsa në mbrëmje zjarrfikësit vetëm i kanë izoluar ato si dhe kanë evakuuar banorët për të mos u asfiksuar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në rrugën “Ymer Kurti” prapa Postës 8, në njësinë administrative 5. Policia sakaq vazhdon hetimet për këtë rast.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here