Merr mbiemrin e gruas, por pas martese përfundojnë në polici e gjykatë

0
189

 

Një histori e pazakontë familjare është shënuar  në një familje në periferi të kryeqytetit. Dy të rinj të martuar katër vite më parë, prej disa muajsh kishin patur mosmarrëveshje të vazhdueshme.

28- vjeçari D.M., nga Laçi në momentin që është martuar me 22- vjeçaren G. M., nga Kukësi ka vendosur të marrë mbiemrin e bashkëshortes por vetëm pak muaj më vonë e ka dhunuar në mënyrë sistematike.

Shtetasja me inicialet G. M., ka sqaruar në polici dhe në gjykatë se e ka duruar dhunën e burrit  duke mos e denoncuar me shpresën se ai do përmirësohej dhe do mbante familjen.

Sipas saj, dhuna ka qenë si fizike dhe psikologjike madje dhe në sy të vajzës së mitur 2 vjeçare e cila në një rast është bërë nga pakujdesia preh e dhunës së 28 vjeçarit.

Sipas Gjykatës paditësja shfaq ndjenja frike dhe ankthi sapo kthehet i padituri në banesën ku ajo ka jetuar me familjarët e të paditurit, pasi vetë i padituri shpesh herë është i larguar nga banesa, ai herë pas here shkon jashtë shtetit, nuk rri shumë në banesë, është i papunë, por sapo kthehet në banesë e shqetëson shumë, e dhunon atë.

E dëmtuara në incidentin e fundit të shënuar në fillim të muajt Nëntor është larguar për në drejtim të banesës së prindërve të saj në Kamëz ku dhe është strehuar.

Në këtë situatë ka bërë denoncimin në Komisariatin nr.5 në Tiranë, duke kërkuar edhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, për veten e saj dhe për fëmijën e mitur.

Paditësja deklaroi para gjykatës se është e mërzitur për jetën për shkak të dhunës së vazhdueshme.

I padituri D.M., menjëherë pasi ka marrë dijeni për kërkesën për lëshim të urdhrit të mbrojtjes është larguar drejt Italisë, transmeton ‘Klan’.

Për të zgjidhur mosmarrëveshjen në banesën e prindërve të 22- vjeçares kanë vajtur familjarët e dhunuesit të cilët i kanë kërkuar që të kthehet në banesën e saj në Laç duke iu shprehur të dëmtuarës se “ti tashmë je e jona dhe s’ke si të ndahesh nga djali”

Gjykata çmon se ekzistojnë bazat për të besuar se i padituri D.M.m ka kryer ose ka kërcënuar se do të kryej ndonjë vepër dhune dhe se i padituri D.M., paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e paditëses dhe urdhëron këtë të fundit që ti qëndroj 500 metra larg bashkëshortes dhe vajzës.

Me qëllim respektimin e të drejtës për privatësi dhe me për të mos lënduar emocionalisht të dëmtuarën inicialet e çiftit nga Laçi dhe Kukësi janë ndryshuar. Referenca kryesore e historisë është vendimi i Gjykatës së Tiranës  dhënë në fund të muajt Nëntor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here