“Kush e vrau dhe kush dha urdhër?”/ Putin flet për herë të parë për vrasjen e ambasadorit rus

0
202

Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi pasditen e sotme, ka reaguar presidenti rus Vladimir Putin.

Gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Putin tha se vrasja e ambasadorit rus është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë?. Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, një iniciativë e ndërmarrë nga Moska, Turqia dhe Irani”, -tha Putin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here