Kundërshtoi policët nën efektin e alkoolit, gjykata lë të lirë avokatin e njohur Genc Gjokutaj

0
181

 

Avokati i njohur Genc Gjokutaj u arrestua mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:20 tek Sheshi “Nënë Tereza” pasi nuk iu bind policisë rrugore për të ndaluar, e kur forcat e rendit iu vunë nga pas, ai refuzoi testin e alkoolit dhe ka ofenduar policiër, por sot Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë të lirë.

Ndonëse kjo nuk ishte hera e parë që Gjokutaj ndalohet nga policia dhe ka probleme me efektivet e rendit, Gjykata e Tiranës ka dhënë për të masën detyrim paraqitje.

Policia deklaroi dje se avokati i njohur drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryejë testin e alkoolit me aparatin drager. Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar së bashku me mjetin në ambientet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale. Mbi të rëndojnë akuzuat e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe kundërshtim i punonjësve të policisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here