Fatos Nano rikthehet në versionin “James Bond” (Foto)

0
193

Sa herë që ai rikthehet në vëmendjen e mediave, e bën gjithnjë duke treguar jetën e luksit që e ka karakterizuar gjithomonë, veçanërisht kur bie fjala për automjetet me të cilat lëviz.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PS, Fatos Nano, që ka përfunduar në vëmendjen e mediave, për automjetin e ri që ka blerë.Bëhet fjalë për një makinë luksoze, Masserati Levante, një model i veçantë pasi del për herë të parë në modelin fuoristradë. Por kjo nuk është e gjitha, pasi për Nanon, nëse automjeti nuk përmban targën e tij të preferuar numrat “007”, atëherë ajo nuk është e kompletuar.

Ish-kryeministri njihet për “fiksimin” e tij me numrin e spiunit britanik James Bond, as sa edhe kur ishte Kryeministër theu protokollin duke urdhëruar që targa e makinës qeveritare të merrte targën me numrat “007”. Madje edhe numri i tij celularit mbaron me “007”./expres

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here