Dekriminalizimi/ Deputeti i mazhorancës në prag të heqjes së mandatit, nuk publikoi dënimin e marrë në Itali

0
255

Megjithëse ligji ka thuajse 1 vit që është miratuar, që nga 17 dhjetori i 2015-ës, ai ende nuk ka gjetur zbatim të plotë

Dekriminalizimi i Parlamentit dhe administratës shqiptare mbetet ende një ndër çështjet kryesore të Shqipërisë . I ngritur prej kohësh nga opozita si një ndër problematikat kryesore në vend, ende ky fenomen duket problematik. Megjithëse ligji ka thuajse 1 vit që është miratuar, që nga 17 dhjetori i 2015-ës, ai ende nuk ka gjetur zbatim të plotë sipas opozitës. Për demokratët, problematika kryesore në vend mbetet ende kriminalizimi i rëndë i politikës dhe zyrave të shtetit me qëllim sipas saj që kryeministri dhe forca që ai drejton të përfitojë sa më shumë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme parlamentare. Ndonëse shpeshherë kryeministri ka sfiduar me ironi opozitën për mos arritjen e rezultateve nga ligji i dekriminalizimit, megjithëse deri më tani PS ka tre deputetë mangët, ajo që nuk do shumë llogari në këtë diskutim janë faktet e kriminalizimit të politikës. Nga të dhënat e formularëve rezulton në radhët e kryebashkiakëve pati pranime të dënimeve të marra dhe pjesa kryesore e tyre vinin nga PS. Kështu Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, ishte i dënuar nga Prokuroria e Firences. Po ashtu Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, në Gjermani si edhe i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në vitin 2000 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për krim dhe kundravajtje penale. Pjesë e listës ishte edhe Adriatik Zotkaj, Kryetar i Bashkisë së Poliçanit, i dënuar nga drejtësia shqiptare. Tek deputët u përfshinë disa raste: Armando Prenga rezultoi në ndjekje penale për kanosje dhe armëmbajtje pa leje për ngjarjen e shtatorit 2015; Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani është dënuar në 1994 me 5 muaj burg për dhënie vendimi të padrejtë, vepër më pas e amnistuar; Ministri Blendi Klosi, sipas vetëdeklarimit të tij, është gjykuar në 1994 për shtytje ose tërheqje të të miturve nën moshën 14 vjeç; Socilasti Pjerin Ndreu është ndaluar në 2004 për përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike, liruar më pas për ndalim të paligjshëm; Socialisti Parid Cara rezulton një gjobë në Itali prej 800 euro në 2005 për shkelje të Kodit Rrugor, Mhill Fufi i Laçit i ndaluar 3 herë, 1 herë për ngjarjet e 14 shtatorit 1998 dhe 2 herë në periudhën 2000-2001 për shfrytëzim prostitucioni. Kjo listë e cila preku edhe disa emra të tjerë, sipas opozitës është shumë më e gjerë nëse dekriminalizimi do zbatohet siç duhet. Opozita ka zbardhur kohë më parë një listë me 130 zyrtarëve të administratës shtetërore, të cilët dyshohen nga Partia Demokratike se janë të dënuar nga gjykatat vendëse dhe të huaja, por që e kanë fshehur të shkuarën e tyre.

Rasti i ri

Një tjetër deputet i mazhorancës pritet ti hiqet mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi në formularët e dekriminalizimit nuk ka bërë publike një dënim të marrë në Itali në mesin e viteve ’90. Siç bëhet e ditur në dokumentet e shtetit italian të publikuara dje nga “SYRI.net”, deputeti i LSI në Vlorë që tani është rreshtuar në krah të Edi Ramës, Shkëlqim Selami është i dënuar në Brindizi. Sipas dokumentit, Selami është i dënuar për “trafik të qenieve njerëzore” si dhe për futjen në Itali të qytetarëve ekstrakomunitarë. Por këtë dënim të dhënë në 24 tetor 1994 ndaj tij, deputeti Shkëlqim Selami nuk e ka bërë publike në formularët e dekriminalizimit. Ndërkohë sipas medias mësohet se këto dokumenta kanë qenë prej kohësh në dorën e kryeministrit Rama, i cili i ka përdorur si formë presioni ndaj deputetit Shkëlqim Selami gjatë muajit korrik në debatin e reformën në drejtësi. Në atë kohë në krizën e numrave në Parlament, për shkak të tensionit të krijuar mes vetë mazhorancës, kreu i qeverisë u mundua të rreshtonte disa deputetët nga rradhët jashtë PS-së për të mbajtur qeverinë në këmbë në rast të largimit të LSI-së nga koalicioni. Dhe midis atyre që ishin rreshtuar në gardhin e kryeministrit, ku në atë kohë u përfolën edhe tre deputetë të PD-së, ishte edhe ligjvnësi i LSI-së Selami. Ky i fundit ndoshta arsye kryesore të këtij rreshtimi nga LSI në PS ka pasur këtë dokumentacion në duart e kryeministrit.

Qëndrimet për dekriminalizimin

Vetëm pak ditë më parë në një takim me Drejtorin për Europën Jug-Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, Kryedemokrati Basha shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, sipas tij, mbi të gjitha me çështjet që kanë të bë- jnë me krimin, drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin. Këtë të fundit Basha e theksoi duke vënë në dukje rëndësinë e zbatimit të plotë të tij. “Moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit si provë e mungesës së vullnetit për t’u ndarë me krimin dhe për të respektuar sundimin e ligjit është një problem i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor. Individë me rekorde të rënda kriminale, të denoncuar nominalisht, me emër me pozicione dhe me fakte, edhe nga ambasadori Lu, janë sot në krye të bashkive të vendit, në Parlamentin shqiptar dhe në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste”, kishte pohuar Bashan ë këtë takim. Por për dekriminalizimin nuk ka folur vetëm opozita. Po ashtu edhe deputetë të tjerë të Parlamentit kanë folur lidhur me këtë pikë, ku një ndër to dallohet edhe Ben Blushi. Sipas tij dekriminalizimi ka sjellë gjithë të këqijat e këtij mandate qeveritar të së majtës. “Kriminalizimin se kishim këtë problem para tre vjetësh. E ka shtuar kjo qeveri. Është në listën e meritave të saj. Edhe sigurisht, cenimi i besimit të shqiptarëve tek Evropa. Është dëmi më i madh në këto tre vjet. Skepticizmi nëse ia vlen apo nuk ia vlen të anëtarësohesh në Evropë është duke u rritur.”- deklaroi dje Blushi në Parlanment. Sipas tij miqë- sia e kryeministrat me njerëz të lidhur me krimin dhe drogën sjell mungesën e besimit për një reformë në drejtësi të drejtë. “Çmimi i Gjushit të Durrësit, Arben Nokës, Klement Balilit, Elvis Roshit. Ky është çmimi. Nuk hyjmë në BE për shkak të miqësive që kryeministri ka me këta tipa. Kjo është arsyeja sepse Gjykatat nënshtrohen, Vettingu nuk funksionon, Vettingu nuk ka për të funksionuar sepse gjykatat kanë frikë nga qeveria. Elvis Roshi është në detyrë. A ka mundësi që një parti normale në Evropë të mbajë në punë një njeri që Gjykatat e kanë pezulluar nga puna dhe ai shkon e firmos në Kavajë”, ka theksuar ai. Përtej politikës shqiptare, për dekriminalizimin kanë diskuatuar dhe angazhuar për zgjidhje përfundimtare edhe partnerët ndërkombëtarë. Ndërhyrja e dyshes Kukan-Fleckestein ishte kryesore në arritjen e marrëveshjes mes palëve lidhur me ligjin e dekriminalizimit. Por pas votimit të ligjit, krahas opozotës, edhe partnerët kanë folur për domosdoshmërinë e zbatimit të dekriminalizimit. Vetëm pak kohë më parë grupimi politik CDU-CSU, i kancelares Merkel, zbardhi 7 pritshmëri të cilat duhet të plotësojë Shqipëria parra se të hapë negociatat. Në atë kohë këto u cilësuan si kushte të njëanshme nga qeveria dhe kryeministri Rama. Por sot kur Këshilli krahas Vettuingut, foli edhe për disa oprioritet të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e negociatave, pritshmëritë e bëra publike nga Gunther Krichbaumnë Tiranë, nuk ishin aq larg së vërtetës. Dhe ajo që dallohej në këto 7 pritshmëri ishte edhe ligji i dekriminalizimit, që ishte pika e 7-të. “Ligji për Dekriminalizimin e parlamentit, të institucioneve qendrore e vendore dhe të admisnitratës publike duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme e të plotë’, thuhej në listimin e pritshmërive të grupimit kryesor politik në Bundestagun gjerman CDUCSU. Po ashtu anëtarë të Parlamentit Evropian apo edhe përfaqësues të lartë të KE-së e BE-së kanë nënvizuar rëndësinë e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit, duke theksuar rëndësinë e largimit të inkriminuarve nga politika dhe administrata. Por sa do realizohet deri në fund zbatimi i dekriminalizimit? A do rrezikohen zgjedhjet e ardhshme nga përfshirja e të inkriminuarve në to? Këto pyetje presin të marrin përgjigje jo më larg se 18 qershori…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here