Rama “pendohet” për reformat: Dhanë rezultate të pakënaqura, kostot mund të ishin shmangur

0
136

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e re sapo erdhi në pushtet ndërmori reforma me rëndësi për vendin. Pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë nuk nguroi të shprehte rezervat e tij sa i takon reformave, që sipas tij dhanë rezultate të pakënaqura dhe se kostot mund të ishin shmangur.

Teksa u ndal dhe tek marrëveshja me Bankën Botërore, kryeministri pohoi se Shqipëria renditet e 58 falë mbështetjes së këtij institucioni. Rama nuk kurseu as ironitë në drejtim të qeverisë së kaluar, duke shtuar se: ‘Dhe sa më shumë mos të bësh asgjë, aq më shumë konsensual bëhesh.’

“Reforma kundër in formalitetit është një reformë komplekse, ka dhënë disa rezultate. Por mbetemi të pakënaqur. Kemi arsye që të jemi optimist. Me ekipin e bankës ne kemi ndërtuar një partneritet real dhe qëndrim thelbësor duke i parës gjërat një nga një sëbashku dhe duke pasur një dialog të vazhdueshëm, prej të cilit kemi mësuar shumë. Nëse do vinim në balancë paratë që kemi marrë me ato që kemi mësuar, balanca është perfektë. Pak ditë më parë, një tjetër agjenci globale e rankimit si Moody’s, njohu progresin e Shqipërisë. Shumë më tepër ngelet ende për tu bërë. Sot kemi një marrëveshje të re me bankën. Kemi bërë jo pak, pasi kemi çelur një kapitull të ri. Si çdo gjë që prodhon ndryshim. Nëse nuk do që të kritikojnë, mos bë asgjë. Dhe sa më shumë mos të bësh asgjë, aq më shumë konsensual bëhesh. Ky kapitull i ri thellon një program që ka filluar të japë rezultate të rëndësishme në komunitete të braktisura dhe perceptimit të të tjerëve për zona që deri dje ishin të pavizitueshme. Projekti me bankën do të prek 2 qendra strategjike për qendrat tona kulturore, si Gjirokastra dhe Berati, dhe Sarandën si portë hyrëse. Do të vazhdojë me Butrintin, si një qendër me rëndësi strategjike në atë zonë.”, tha Rama.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here