Meta: Ligji i mbetjeve i nxituar, duhen diskutime dhe ekspertiza

0
157

Kryetari i LSI Ilir Meta ka kërkuar kohë, debat gjithëpërfshirës dhe ekspertizë për ligjin e mbetjeve, duke e cilësuar atë se një vendimarrje e nxituar. Gjatë firmosjes së një memorandumi bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, Meta i bëri thirrje forcave politike të përfaqësohen me sa më shumë intelektualë dhe pedagogë.

Ligji i mbetjeve vazhdon të mos e këtë konsensusin brenda kuoalicionit qeverisë. LSI mendon se ligjit i duhet një analizë e detajuar dhe dëgjesa me të gjitha palët në mënyrë që ligji të mos ketë kundërshti.

Meta: Shpesh herë edhe vendimarrjet kanë qenë edhe të nxituara jo vetëm për shkak ndonjëherë të vullnetit politik të jo shumë të përgjegjshëm të përmbajtur. Ne po vëmë re përsa i takon çështjes së mbetjeve që shpesh herë sa i nevojshëm dhe i domosdoshëm është paraprirja e vendimarrjes nga studime nga debate nga kërkime.

Ndërsa kreu i Komisonit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi nuk dha asnjë datë fikse për  rishqyrtimin e dekretit të presdidentit.

Shalsi: Nëse do të më tregonit se cilit nen të rregullores i referoheni me shumë kënaqësi do t’iu përgjigjesha.  

Gjatë nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetitn e Tiranës, Ilir Meta i sugjeroi partive politike që në listat e 2017 të përfaqësoheshin me sa më shumë intelektual.

Meta: Të gjithë forcat politike në zgjedhjet e 2017 të gjejnë mundësi për tu përfaqësuar me sa më shumë intelektuale, pedagogë.

Marrëveshja e bashkëpunimit firmosur nga Kreu i LSI dhe rektorit Mynyr Koni konsiston në bashkëpunimet mes institucioneve për praktikat mësimore dhe përfshirjen e eksprtëeve në refomat kyçe të vendit./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here