AFP përzgjedh foton më të mirë të vitit (FOTO)

0
158

‘Pictures of the Year 2016’, është një përzgjedhje e fotografive më të rëndësishme dhe të fuqishme të Agjencisë  Franceze të Shtypit ose AFP-së për vitin 2016.

Çdo vit AFP, e cila ka fotograf anembanë botës, përzgjedh imazhet më tronditëse dhe interesante, duke hedhur një vështrim mbrapa në çështjet kryesore të 12 muajve të fundit.

Disa prej fotografive tregojnë ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti, ndërsa të tjera janë zgjedhur për shkak se tregojnë një moment prekës madje edhe qesharak.

Fotografitë mbulojnë ngjarjet nga dorëheqja e kryeministrit britanik David Cameron dhe deri te fitorja e Presidentit Donald Trump, Lojërat Olimpike dhe finalja e Euro 2016.

Përmes fotove tregohet që ky vit që po lëmë pas ka qenë një vit i trazuar në shumë mënyra, çka reflektohet në protestat e Black Lives Matter, kriza e refugjatëve, si dhe beteja për të mposhtur Shtetin Islamik në Lindjen e Mesme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here